E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte per pushtet ne Afriken e Jugut - ANC perjashton udheheqesin e rinise Malema

Ne celje te procedures partiake udheheqesi i diskutueshem i rinise Julius Malema mobilizoi mbeshtetesit e tij - duke bere qe udheheqja e partise te zemerohet me te vertete me te. Mbeshtetesit e Malemas kendonin bene rremuje kerkuan koken e presidentit Jacob Zuma. Nje mbeshtetese deklaroi Per aq kohe sa nuk do te ringjallet Jezui ne do ta ndjekim pas Maleman.

Kete here nuk kishte ardhur askush ne mbeshtetje te Malemas ndoshta kjo eshte qetesia politike e varrit per populistin 30 vjecar. Kongresi Kombetar Afrikan ANC ia mori pushtetin shefit te Liges se rinise dhe e perjashtoi ate per pese vjet. Ky eshte lajmi kryesor i ditesKomiteti disiplinor i partise e kritikoi ate per sjellje qe demton partine per percarje dhe mungese disipline - midis te tjerash ai erdhi pa u ftuar ne nje mbledhje me shefin e shtetit dhe te partise Zuma dhe minonte direktivat udheheqese te partise nene.

Malema mbron kerkesat e tij

Malemes i duhet te dorezoje kryesine e Liges se rinise te ANC-se. Ne shpalljen e vendimit ai nuk ishte i pranishem por e mori fjalen pak me vone. Koha e te folurit me dorashka kadifeje ka kaluar tani armiku duhet luftuar hapur tha ai. Ne nuk jemi ne asnje menyre te frikesuar nga ky rezultat. Ne mbetemi te vendosur dhe luftojme me tej sepse ANC eshte atdheu yne. Ne nuk kemi tjeter vec Kongresit Kombetar Afrikan.

Bildunterschrift Jacob Zuma president afrikanojugor

Udheheqesi i dashur por edhe i urryer i rinise lufton per shpronesimin e tokes dhe per shtetezimin e minierave ka simpati me Robert Mugaben dhe beri shkolle te Hugo Chavezi por njekohesisht ben nje jete luksoze me limuzine te shtrenjte shampanje dhe ore Breitling.

Malema pati luftuar me kembengulje per Jacob Zumen si kryetar partie dhe shteti por kohet e fundit ai pati kerkuar pak a shume hapur shkarkimin e tij. Per kete ai kishte mbeshtetes te fuqishem ne ANC. Prandaj lufta e Presidentit Zuma kunder zjarrvenesit te ri Malema eshte edhe nje lufte per mbijetesen e tij politike. Jane shume ata qe duan te shpetojne prej tij ne kongresin e ardhshem partiak ne fund te vitit 2012. Tani kundershtaret e tij jane dobesuar ne menyre vendimtare per kete vezhguesit jane te te njejtit mendim.

Vendimi per perjashtim ne revizion

Malema do ta kaloje ne revizion vendimin per ta perjashtuar ate pese vjet nga partia por analistet nuk besojne se ai do te kete sukses me kete. Para dy javesh ai drejtoi nje marshim proteste drejt pallatit presidencial ne Pretoria dhe aty u shfaq i shkujdesur

Po te perjashtohem nga ANC-ja kjo nuk eshte problem per mua. Jeta vazhdon. Une kam luajtur rolin tim dhe emri im do te hyje ne histori. Kjo eshte e sigurte qe do te ndodhe - si emri i udheheqesit te pare te rinise te ANC-se qe e suspenduan.

Autor Klaus Stcker/ Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Tamas Szabo

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›