E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon sot në "News 24" cikli më i ri i emisioneve “Verdikti 2013”

TIRANË- Në një kohë zhvillimesh të mëdha politike dhe një fushatë zgjedhore të intensifikuar, pasi vetëm një muaj e ndan vendin nga data e zgjedhjeve të 23 qershorit, në ekranin e "News 24" fillon cikli i emisioneve maratona televizive ‘Verdikti 2013’ që do të sjellë çdo mbrëmje zhvillimet e ditës, por edhe problematikat me të cilat po përballet ky proces zgjedhor.

“Gjithçka do t’i kushtohet 23 qershorit 2013 duke nisur me të gjithë problematikën që ka ky proces, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga problemi i listave, qendrave të numërimit dhe votimit, pra gjithçka do të përfshihet në këtë cikël emisionesh”, u shpreh moderatori Denis Minga.

Çdo mbrëmje do të ketë në fokus problematika që do të spostohen në studiot e emisioneve të "News 24". “Ky cikël nis sonte në orën 21:00 të mbrëmjes, së bashku me mua do të jetë edhe kolegu Artan Hoxha i emisionit Xhungël. Pjesë e këtij cikli do të jenë edhe kolegët e tjerë të nderuar si, Aurora Sulçe me emisionin e saj të ekonomisë si çdo të mërkurë dhe të shtunë dhe padyshim emisionin "360 Gradë" i gazetarit Artur Zheji”, tha Minga më tej.

Për të gjithë ju që nuk doni të humbisni asgjë nga zhvillimet e fushatës zgjedhore që do të kulmojë me ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet e pas 23 qershorit çdo mbrëmje cikli i emisioneve “Verdikti 2013” iu mundëson emisione dhe analiza të detajuara.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fillon sot në News 24 cikli më i ri i emisioneve “Verdikti 2013”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›