Fillon zbatimi i ligjit edhe për tokën bujqësore, Lame: Do certifikojmë pronën publike

Kreu i Aluiznit, Artan Lame, në një deklaratë për mediat, tha se qeveria po zbaton reformën më të madhe të pronësisë në 30 vitet e fundit. Lame thekson se sfida e radhës është të certifikojë pronën publike. Ai shtoi se qeveria ka hequr disa pengesa për përdorimin e tokës.”Sfida jonë e radhës është certifikimi i pronës publike. Kemi hequr disa pengesa për përdorimin e tokës. Ligji i ri thjeshtëzon procedurat torturuese. Po zbatojmë reformën më të madhe të pronësisë”, u shpreh Lame.
Lame thotë se janë mijëra familje me këtë problem, pasi ju zvarit çështja e pronësqë nga viti 1991, u zvarrit edhe më keq me ligjin e vititi 2008. Tashmë problem i tyre zgjidhet me dispozitat e miratuara së fundmi.
Në maj të vitit 2020, hyri në fuqi ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e SHqipërisë” ligj ky, që siç e thotë dhe titulli i tij, synon të përmbyllë të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.