E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet per ish-presidentin Ramiz Alia


Në orën 10.00 të ditës së dielë kanë nisur homazhet për ish-presidentin Ramiz Alia.

Të pranishëm në homazhe personalitete politike të vendit tonë si ish-kryeministri Fatos Nano dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, Nano theksoi: “Shpreh respekt për kontributet e personaliteteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe atyre që ndërtuan vendin pas saj. Shpreh vlerësimin tim për kontributet e Ramiz Alisë në etapat e rëndësishme të historisë sonë.”

Edhe personalitete politike si Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi bënë homazhet e Vdekja e AlisëMedia britanike flet për vdekjen e Alisë Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë tyre në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.

“Alia do të mbahet mend si diktatori i fundit dhe si presidenti që solli pluralizmin”, u shpreh Pëllumbi.

Nga ana e tij, Pëllumb Xhufi tha se “Ramiz Alia ka qenë një njeri i thjeshtë, intelektual. Është munduar që edhe në sistemin e diktaturës të sjellë frymë liberale.”

Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministri: TVSH uli cmimet. Shifrat pohojne te kunderten
Letra e Ramës për Withers
F1, Vettel fiton titullin e dytë radhazi
Borxhet kërcenojnë ekonominë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›