Percillet Ramiz Alia

I është dhënë lamtumira e fundit ish-presidentit Ramiz Alia.
Për më shumë se 60 minuta janë zhvilluar homazhe në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë të organizuara nga protokolli i shtetit.
Homazheve i janë bashkuar dy ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta. Ndërsa nga Partia Socialiste të vetmit që qëndruan para arkmortit të Ramiz Alisë ishin kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi sëbashku me deputetin Namik Dokle.
Këta ishin të vetmit politikanë që i dhanë lamtumirën e fundit ish-presidentit të ndjerë.
Vdekja e AlisëMedia britanike flet për vdekjen e Alisë Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë Ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi: “Shpreh respekt për kontributet e personaliteteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe atyre që ndërtuan vendin pas saj. Shpreh vlerësimin tim për kontributet e Ramiz Alisë në etapat e rëndësishme të historisë sonë.”
Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi tha se “Ramiz Alia ka qenë një njeri i thjeshtë, intelektual. Është munduar që edhe në sistemin e diktaturës të sjellë frymë liberale.”
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, pas homazheve theksoi: “Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës Antifashiste dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, i pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet" ka theksuar Meta.
Kortezhi ka lënë Qëndrën Kulturore të Ushtrisë duke u nisur drejt varrezave të Sharrës duke u duartrokitur.
Presidenti i parë shqiptar i shtetit pluralist Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00 të ditës së premte në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet pasi ka pësuar trombozë ndërsa vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ndodhej në spital prej 4 ditësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministri: TVSH uli cmimet. Shifrat pohojne te kunderten
Letra e Ramës për Withers
F1, Vettel fiton titullin e dytë radhazi
Borxhet kërcenojnë ekonominë