Filma kombëtarë në Dokufest

Aktivitetet e ditës së gjashtë të festivalit u hapën me punëtorinë dyditore ‘Modulimi në Prizren i Qendrës Ballkanike për Dokumentarë’ (BDC) e cila do të vijojë dhe sot.
Regjisori amerikan Doug Block njëherësh anëtar i jurisë së Dokufestit për filma dokumentarë dhe regjisor i filmit ‘The Kids Grow up’ i cili u shfaq në ditën e dytë të festivalit, mbajti një ligjëratë të vogël lidhur me përvojën e tij si autor i filmave dokumentar.
BDC është duke moduluar pjesën e dytë të punëtorisë ku marrin pjesë pjesëmarrësit e njëjtë që kanë vijuar punëtorinë për filma dokumentarë në Sofje. Në vijim të ditës së dytë të punëtorisë u mbajt një ligjëratë me filmbërësin e famshëm finlandez Visa Koiso Kantila.
Programi filmik i mbrëmjes së enjte përbëhej nga filmat e shkurtër që u shfaqën në Kino në kala, gjashtë filma dokumentarë që u shfaqën në Kino Bahçe dhe Kino në lum, si dhe filmat dokumentarë nga Turqia në kuadër të programit DokumentarIst.
Dje që nga ora 14 u shfaqën filmat e shkurtër të regjisorit filipinez Khavn de la Cruz. Pastaj vijoi shfaqja e filmave nga programi View from the World, Made in Finland, Europe Next Door, dhe Spotlight Afghanistan.
Ndërkaq, Kino Lumbardhi nga ora 18 ka qenë nikoqir i filmave që garojnë në garën kombëtare. Në orën 20:15 në Kino Bahçe u shfaq premiera e filmit të regjisores kosovare Burbuqe Berisha, film ky që garon në garën ndërkombëtare për filma të shkurtër si dhe në vijim filmi i animuar Tsunami i autorit Shaqir Veseli.
Edicioni i sivjetmë i DokuFestit i ka mbledhur 15 filma nga Kosova dhe Shqipëria ndër të cilët një është pjesë e programit special Europe Next Door, 11 janë pjesë e garës kombëtare ndërsa dy marrin pjesë në garën për filma të shkurtër.