Neonazistët mongolë
Të gjithë janë të veshur me këmisha të zeza, derisa dora e tyre e djathtë njëherë ngrihet lart, e pastaj lëshohet poshtë. Pastaj brohorisin: "Sieg heil!" E lavdërojnë Hitlerin për devotshmërinë e tij për arritjen e një dëlirësie etnike.
Mirëpo, me mollëzat e tyre të shprehura, me sy të zinj dhe lëkurë të errët, vështirë se mund të përputhen me idealin arian të Rajhut të Tretë.
Nazizmi duket se ka gjetur përqafimin në një vend të papritur: në Mongoli.
Pra edhe një herë ultranacionalistët rishfaqen në një vend me ekonomi të varfër dhe sërish kundër të huajve. Por, kësaj radhe, shënjestra e tyre kryesore është Kina, fuqia më e madhe në rritje në jug të vendit të tyre.
Grupet si Tsagaan Khass, ose Svastika e Bardhë vetveten e portretizojnë si patriotë që në emër të qytetarëve të zakonshëm ngihen kundër krimit të huaj, pabarazisë në rritje, indiferencës politike dhe korrupsionit.
Por kritikët theksojnë se ata po frikësojnë dhe po sulmojnë njerëzit e pafajshëm. State Departamenti amerikan i ka tërhequr vërejtjen udhëtarëve në lidhje me sulmet gjithnjë e më të shpeshta kundër çifteve të përziera- përfshirë këtu edhe dhunën e organizuar nga grupet ultranacionaliste.
Dayar Mongol është kërcënuar se do t’ia presë flokët një femre, e cila kishte fjetur me një mashkull kinez. Tri vjet më parë, udhëheqësi i organizatës, Mongoli i Kaltër ishte dënuar për shkak se kishte vrarë të dashurin e vajzës së tij, për shkak se ai kishte studiuar në Kinë.
Edhe përkundër faktit se udhëheqësit e grupit Tsagaan Khass theksojnë se ata nuk e mbështesin dhunën, ata janë nazistë të vetëshpallur.
“Adolf Hitleri ishte një njeri, të cilin ne e respektojmë. Ai na ka mësuar se si ta ruajmë identitetin kombëtar”, deklaroi bashkëthemeluesi 41-vjeçar i këtij grupi, i cili e quan veten Big Brother.
“Ne nuk pajtohemi me ekstremizmin e tij dhe me faktin se e ka filluar Luftën e Dytë Botërore. Ne jemi kundër gjithë atyre vrasjeve, por ne përkrahim ideologjinë e tij. Ne mbështesim nacionalizmin, e jo fashizmin”, shtoi ai.
Në bazë të të gjitha standardeve, është kjo një përzgjedhje e jashtëzakonshme. Në kohën e Hitlerit, robërit sovjetikë të luftës, të cilët kishin pamje mongole, ekzekutoheshin. Së fundi, grupet e ekstremit të djathtë në Evropë kanë sulmuar emigrantët mongolë.
Por nuk e shfrytëzojnë të gjithë ultranacionalistët këtë ikonografi dhe injorimi gjithëpërfshirës i Holokaustit dhe krimeve të tjera mund të shpjegojë se pse disa e bëjnë një gjë të tillë.
Tsagaan Khass nënvizon se kryqi i thyer është një simbol antik i Azisë- gjë që është e vërtetë, por kjo nuk shpjegon shfrytëzimin e ngjyrave naziste nga ana e grupit, shqiponjën gjermane dhe përshëndetjen naziste.
“Ne duhet të sigurohemi që si komb gjaku ynë të mbetet i pastër. Kjo ka të bëjë me pavarësinë tonë”, thotë Batturi 23 vjeç, duke iu referuar popullatës mongole, që numëron tre milionë pjesëtarë.
“Nëse fillojmë të përzihemi me kinezë, ata ngadalë do të na gëlltisin. Shoqëria mongole nuk është shumë e pasur. Të huajt vijnë me shumë para dhe mund të fillojnë t’i marrin femrat tona”, shton ai.
Big Brother pranon se ka zbuluar këto ide, pas daljes në sipërfaqe të grupeve të tilla nacionaliste në Rusi, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shtet satelit i të cilit ishte Mongolia. Por qëndrimi antikinez është i dukshëm dhe gjithnjë e më i popullarizuar.
“Përderisa shumica e njerëzve kanë ndjenjën se diskursi i djathtë është tejet ekstrem, duket se ekziston pajtimi se Kina është një e keqe imperialiste dhe se synon të pushtojë Mongolinë”, theksoi Franck Billé nga Universiteti Cambridge, i cili po e hulumton përfaqësimin e popullatës kineze në Mongoli.
Por organizata Tsagaan Khass thotë se mirëpret të gjithë shtetasit e huaj, të cilët respektojnë ligjin, ndërsa Big Brother mund të jetë mjaft mikpritës.
Duke shtrënguar me entuziazëm duart, ai thotë:”Edhe përkundër faktit se jeni shtetas britanik, ju ende jeni aziatik dhe kjo ju bën mjaft të këndshëm”.
Ai thotë se pjesëtarët më të ri të grupit e kanë mësuar që të jetë më pak ekstrem dhe duket se grupi është duke u ristrukturuar- duke dëbuar elementet kriminale dhe duke insistuar se edukimi i mirë është parakusht për anëtarësim.
Por kritikët frikësohen se ultranacionalistët thjesht po bëhen më të sofistikuar dhe në heshtje, më të fuqishëm. Tsagaan Khass thotë se bashkëpunon ngushtë me organizatat e tjera dhe se tani është duke e diskutuar mundësinë e shkrirjes me to.
“Disa njerëz jetojnë në mohim. Por ne nuk mund të mohojmë më tutje se ky është një problem”, thotë Anaraa Nyamdorj, nga Qendra e Lesbikeve, Homoseksualëve dhe Biseksualëve të Mongolisë.
Që nga pranvera, State Departamenti ka vërejtur një shtim të raporteve për sulme ksenofobie.
“Këto grupe po marrin përkrahje gjithnjë e më të madhe nga opinioni publik”, theksoi Enkhjargal Davaasuren, drejtore e Qendrës Kombëtare Kundër Dhunës.
(The Guardian)