Filma nga të rinjtë për të rinj
DOKO YOMI (DOcumenting KOsovo’s YOuth in MItrovica) synon të ngrisë bashkëpunimin artistik dhe ndërkulturor në mes të të rinjve mitrovicas, duke prodhuar një seri filmash të shkurtër dokumentarë. Rezultat kyç i kësaj punëtorie do të jenë 9 filma të shkurtër dokumentarë që do të krijohen nga grupet punuese të punëtorisë.
Në punëtori marrin pjesë 24 të rinj të regjionit të Mitrovicës dhe që nga fillimi i punëtorisë atyre iu asistohet në zhvillimin e idesë, xhirimin dhe editimin e filmit, ndërsa pjesa më e madhe e ngritjes së kapaciteteve të tyre do të bëhet duke i ofruar mundësi të mësuari përmes punës praktike.
Menjëherë pas projektit, filmat e prodhuar në kuadër të DOKO YOMI do të shfaqen në aktivitetin veror “Kinema e Hapur n’Ibër 4”, i cili mbahet me 7-9 qershor, si dhe do të udhëtojnë drejt festivaleve të organizatave partnere në Ballkan dhe BE.
DOKO YOMI ka gjetur mbështetje nga ambasada norvegjeze në Kosovë, Kuvendi Komunal i Mitrovicës, Culture for all, NISI MASA e Dazzo.