E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat e sezonit veror ne kinemate amerikane

do vit nga muaji maj deri ne shtator Hollivudi nxjerr filmat me buxhet te larte.  Keta filma zbavites jane miniera te arta per industrine e filmit qe shpesh korrin qindra miliona dollare nga shfaqjet ne Shtetet e Bashkuara apo neper kinemate anembane botes.

Legjendari Jack Sparrow interpretuar nga aktori Xhoni Dep rikthehet me serine e katert te Piratit te Karaibeve me titull Pirates of the Caribbean on stranger tides.  Kesaj rradhe heroi i filmit eshte ne kerkim te burimit te rinise.

Ka kushtuar 400 milion dollare realizimi i kesaj aventure marramendese dhe produecentet besojne se ata do fitojne me shume se ckane shpenzuar.

Shume me teper madje. Deri tani ekskluziviteti i filmit ka grumbulluar rreth 3 milion dollare anembane botes. Ketu perfshihen dhe shitjete e artikujve per kete film si dhe vendosja neper parqe e instalimve me teme filmin Piratet e Karaibeve nga Disnei. Per kete instalim Disney rriti cmimin e biletes per versionin 3D nga 3 ne 5 dollare me shume.

Kjo regji luksoze ndjek nje formule.  Perzgjidhet nje personazh karizmatik ne rol kryesor si Xhoni Depp si dhe nje grup aktoresh te nivelit te larte si Xhefry Rash apo nje aktore terheqese si Penelope Kruz. Po te shtohet ketu dhe nje krijimi i madh kinematografik me efekte speciale si dhe nje perpunim 3D nga pikpamja vizuale ky i jep suksesin fimit.

Nje tjeter film po me kete formule eshte dhe filmi Thor. Ai eshte nje Zot i ri arrogant i perzene nga ati i tij Odin dhe i detyruar qe te jetoje mes njerezve.

Filmi kushtoi 150 milion dollare por eshte ne vendin e pare per nga numri i biletave te shitura. Qe nga dalja e tij dy jave me pare ai ka grumbulluar 250 milion dollare anembane botes.

Anthony Hopksin luan te atin e Thorit Odinin ndersa Natali Portman interpreton vajzen qe dashuron Thorin.  Kris Hemsworth interpreton Thorin por ai nuk ka te njejten biografi artistike si dy protagonistet e tjere ndonese roli i tij eshte bindes ne kete film.

Deri tani film Thor eshte ne vendin e pare por nuk pritet qe ai te kaloje Piratet e Karaibeve ne kinema.

X-Men First Class esht nje tjeter film superheronjsh i cili pritet te mbizoteroje tregun e DVD-ve kete vere. Ky film ka kushtuar rreth 200 milion dollare.  Jammes McAvoy udheheq nje klas me nxenes me aftesi te cuditshme ne rolin e profesorit X.  Filmi ka efekte speciale mbreselenese dhe skena me veprim ku mutandet e famshem ndihmojne ne zgjidhejn e krizes se raketave me Kuben ne vitin 1962.

Cowboys and aliens eshte filmi me befasues i kesaj vere. Ky film eshte bazuar ne nje roman te vitit 2006. Filmi eshte nje perzierje e filmave me kaubojsa e atyre fantastiko-shkencore.

Ky film vjen nen regjine e Jon Favrau i cili ka realizuar filmin Ironman dhe si producente jane  Steven Spielberg dhe Ron Howard.

Daniel Craig interpreto Jake Lonergan i cili eshte nje pushkatar i zoti i shekullit te 19-te ne Arizona. Ai zgjohet ne shkretertire i prangosur e me humbje kujtese.

Qyteti i tij eshte sulmuar papritur nga jashte-tokesoret.  Ai bashkon forcat me Kolonelin Woodrow Dolarhyde intrepretuar nga Harrison Ford per te shkaterruar UFO-t.

FilmiCowboys dhe Aliems do te dale ne kinema ne fund te korrikut dhe pritet qe te kete nje shikueshmeri shume te larte.

Ata qe nuk jane te interesuar te shohin keto filma do te presin deri ne muajin tetor kur nis konkurrenca  e filmave per cmimin Oscar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›