Filmat e studenteve te AA shfaqen ne TIFF
Festivali
Në kuadër të “Tirana International Film Festival” do të shfaqen sot në mesditë 12 filma të shkurtër, tema diplome të studentëve të degës Regji Filmi në Akademinë e Arteve. Filmat që do të shfaqen janë “Zheg” nga Kelmend Karuni, “Ditët e humbura” nga Jonid Jorgji, “Dritarja e spitalit” nga Bora Baxhaku, “Dy miqtë” nga Edlira Baholli, “Family market” nga Tan Kazazi, “Horoskopi” nga Elkjana Gjipalit, “Një natë me mot të kthjellët” nga Odeta Cunaj, më tej “Paratë” nga Erenik Beqiri, “Punë fëmijësh” nga Olti Hatillari, “Shqipëri Itali” nga Redi Treni, “Ushtarët 4” nga Geris Filipi dhe “Valsi i lamtumirës” nga Besian Kozma.