Filmat me metrazh te shkurter
Kineastët e ardhshëm duken të fokusuar te filmat pa zë, kjo iniciativë duhet përgëzuar, sepse regjisorët duket se po ecin me trendet botërore. Tre filma artistikë me metrazh të shkurtër të prodhuar së fundmi nga tre regjisorë të rinjë të mbështetur nga qendra e kinematografisë u projektuan në Arkivin e Filmit. Filmi “Dita e fundit e Loro Shestanit” mban regjinë e Sokol Kerajt ku vihej re ndikimi nga kinemaja romune sipas producentit Mevlan Shanaj. Ndërkohë që filmi “Matan lumit” është realizuar nga regjisori Sabir Kanaqi me producent, Eno Milkanin e ku interpreton Reshat Arbanaj. Artisti pasqyron jetën e një të vetmuari.
Kled Kapexhiu prezanton filmin “Para perëndimit të diellit”. Në qendër të filmit është një i ri i cili i shpall garë punëtorit më të fortë të kooperativës pëe hapjen e një kanali. Gara zhvillohet në kohën e komunizmit, në vitet 70-të, ditën e diel në pranverë. Kënaqësia e kinastëve të rinj është shfaqja e filmave për një publik të gjerë.