Siri deshton misioni i Kryqit te Kuq

Përpjekjet e reja për të evakuar dy gazetarë perëndimorë të plagosur nga qyteti i Homsit, në Siri, kanë dështuar. Lajmin e ka bërë të ditur Kryqi i Kuq. Automjete nga organizata mbërritën në periferinë e sulmuar Baba Amr, por më pas u larguan pa marrë reporterët me vete. Gazetarja franceze, Edith Bouvier nuk ka hipur në makinë, njoftojnë mediat e huaja, dhe fotografi britanik Paul Contry qendroi me të në shenjë solidariteti.
Më herët forcat siriane kryen një seri sulmesh ndaj disa qyteteve, duke vrarë disa dhjetëra persona. Komiteti Lokal për Koordinimin, një grup aktivist që organizon dhe dokumenton protestat, deklaroi se 125 persona kanë vdekur në mbarë vendin. Shumica e viktimave kanë humbur jetën në një ngjarje të vetme në një pikë kontrolli në Homs, edhe pse për këtë nuk ka pasur ende verifikime. Lajme të publikuara të hënën tregonin se Kryqi i Kuq sirian kishte arritur të depërtonte në lagjen Baba Amr, por burime zyrtare deklaruan më vonë se grupi ishte larguar pa gazetarët. Tre sirianë, përfshirë një grua shtatëzënë, bashkëshortin e saj dhe një paciente tjetër, u transportuan për në një vend më të sigurtë. Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar ndërkohë rezultatet referendumit për një Kushtetutë të re, e cila u hodh poshtë nga aktivistët e opozitës dhe Perëndimi. Ndërsa sondazhet tregojnë një mbështetje prej 89 % në një pjesmarrje me vetëm 57 % të popullsisë.