E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat shqiptare terheqin publikun

Nga Astrit Bytyqi me 06 dhjetor 2010 ne ora 0946

Tete filma te metrazhit te shkurter u shfaqen te shtune ne Kino ABC filma ne konkurrencen kombetare te filmit ne festivalin SKENA UP.

Ndrydhja Inspirimi Muzgu Kutia 3 A time for choice Koha per Zgjedhje Pa faj dhe Pritja jane filmat te prodhuar nga Fakulteti i Arteve ne Prishtine Akademia e Arteve nga Tirana dhe nga Akademia e Filmit Marubi po nga Tirana.

Interesimi i publikut per keto filma ishte i larte. Nje nga filmat me interesant te kesaj kategorie eshte filmi Muzgu ku interpretojne aktoret e njohur Syljeman Lokaj dhe Kumrije Hoxhaj.

Filmi ne fjale eshte prodhuar nga Arian Mustafa i cili e ka shkruar skenarin dhe ka realizuar edhe regjine.

Filmi flet per monotonine e perditshme te nje plaku ne shtepine e pleqve e cila monotoni thyhet kur ne shtepine e pleqve vjen nje banore e re. Kjo per plakun perbente kuriozitet pasi ajo ishte nje aktore e famshme e teatrit e cila plakut i kishte pelqyer perhere. Nga aty lind miqesia mes tyre 150 kur plaku i tregon aktores se vjeter se eshte adhurues i madh i saj. Ndersa filmi qe e permbylli shfaqjen e filmave te konkurrences kombetare ishte 147Pritja148 ku tregohet jeta e dy prinderve qe kishin humbur 3 djeme gjate luftes ne Kosove. Ata kishin edhe nje djale ne Gjermani.

Te dy prinderit insistonin gjate gjithe kohes qe ai te kthehej ne Kosove. Me ne fund ata disi e bindin djalin qe te kthehet. Por kur dalin ta presin ate ne aeroport e kuptojne se me djalin e tyre kishte pesuar nje transformim duke u shnderruar ne vajze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›