E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovaret kenaqin publikun

Shfaqja 147Circle148 Rrethi e studenteve te Fakultetit te Arteve te Prishtines e inskenuar te shtunen ne mbremje ne Teatrin Kombetar te Kosoves e hapi garen ne konkurrencen nderkombetare te teatrit ne SKENA UP. Nga Arbereshe Kryeziu me 06 dhjetor 2010 ne ora 0956

Shfaqja e pergatitur nga studentet kosovare te artit dramatik pasqyroi nje valle te rrumbullaket te tradhtise dhe genjeshtrave ne mes te dhjete karaktereve te
shtresave t146ndryshme shoqerore te cilet nepermjet kontakteve seksuale tejkalonin kufijte e klasave qe i perkisnin.

Dhjete karakteret ballafaqohen me dhjete skena ne mes te pese grave dhe pese burrave te cilet vrapojne nga nje shtrat ne tjetrin ne pamundesi per te gjetur 147realitetin148 dhe per te zhdukur vetmine qe po i mbyste. Ne fund te cdo takimi njeri nga partneret formon nje nderlidhje me nje person tjeter dhe keshtu nderlidhjet ndertojne rrethin e lidhur me nyje genjeshtrash shantazhesh dhe tradhtive.

Te zhveshur te shtrire ne token te ciles nuk kane pse ti rrefehen ngrihen trupat e atyre qe behen pjese e nje rrethi marramendes depresiv te erret dhe te zhurmshem. Aty ku ata vishen dhe zhvishen prape

Aty ku ata ngriten dhe bien prape ne toke per ti leshuar rrenjet e dramave te tyre Aty ku lindin afera dashurie ku zhvillohen takime dhe pune te paligjshme aty ku nuk ka ndjenja e as dashuri. Ku gjithcka eshte e ftohte rreqethese dhe asgje tjeter pos momentale.

Nje kohe e cila sillej rrotull linjave te rrethit degjonte tingujt e zymte te asaj atmosfere dhe thithte aromen e pluhurit antik qe mbeshtillte trupat e tyre. Trupa te lodhur duke bere dicka qe shpesh mendja nuk ua thoshte ta benin. Trupa qe bartnin koka se koti por qe klithnin sa here qe syte e tyre vezullues arrinin te shihnin nje cope 147realiteti148 qe u rrinte perpara.

3 minuta 9 minuta 5 sekonda 90 minuta 32 minuta 15 minuta 2 ore e 23 minuta 9 minuta 25 minuta 40 minuta 1 ore e 1 minut...kaq zgjaste ajo qe ata e quanin 147kenaqesi148 ajo qe ne fakt nuk ishte asgje me shume se vec nje ndjenje e akullt pa dashuri.

Ndersa harronin qe kishin nje det me sekonda minuta dhe ore te tera te jetes se tyre pa titull qe barteshin nga valet dhe fundoseshin deri tek arkat e pagjetura ne fund te detit vite e vite me pare duke mos e kuptuar se vlenin me shume se secila genjeshter qe i kishte bere ata pishtare te korridoreve te saja te zeza.

Circle
Shfaqja 147Circle148 eshte adaptim modern i vepres 147La Ronde148 te Arthur Shnitzler me regji dhe koreografi te Agnes Nokshiqi perzgjedhje muzikore skene dhe dizajn te Zdravko Kevreshan kostumografi te Burim Musliu me asistent koreografi e 150 Fidan Mamusha dhe adaptim te tekstit nga Diturije Neziraj.

Ne shfaqje u paraqiten Fitore Broqi Qendrim Kqiku Ardita Kamberi Alban Krasniqi Shpresa Salihaj Muhamet Zeka Valmira Shaqiri Fidan Mamusha Agnes Nokshiqi Kremtim Krasniqi dhe vezhgues Besart Zeneli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›