Korçë, arrestohet 25-vjeçari për falsifikim dokumentesh

Policia e Lushjës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash. Burime nga policia bëjnë me dije se pas dy vitesh i shpallur në kërkim, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Fatjon Çili 25 vjeç, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si pasaporta biometrike, pasaporta të huaja, leje për drejtimin e automjeteve dhe leje qarkullimi.
Sipas policisë, i arrestuari kërkonte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dokumentave të falsifikuara. Materialet lidhur me këtë rast do t`i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.