Kurbin, ngarkonte skrap, humb jetën 31-vjeçari

Nje punetor qe punonte ne nje pike te grumbullimit te skrapit ne Gjorm te Kurbinit ka humbur jeten ne menyre aksidentale, pasi eshte zene poshte nga nje masiv hekuri. Viktima eshte, Ernest Nikolli, 31 vjec nga fshati Fushe Kuqe po e Kurbinit, i cili ka gjetur vdekjen e menjehereshme pa mundur qe te marre as ndihmen e pare.
Sipas burimeve nga policia, 31 vjecari Nikolli ka qene duke ngarkuar nje trajl me skrap dhe gjate ngritjes se sasise se hekurit, vinci ka pesuar nje shkeputje duke leshuar poshte te gjithe sasine, e per pasoje e ka zene poshte te riun nga Fushe Fuqja. Masivi i madh i hekurit nuk i ka dhene asnje mundesi Ernest Nikollit qe ti shmanget, e per pasoje e ka zene ate poshte.
Eksperte te policise dhe te Prokurorise kane nisur nje hetim ne lidhje me kete aksident ne pune, qe i kushtoi jeten te riut 31 vjecar nga Fushe Kuqja, pasi dyshohet se mos marrja e masave per sigurine gjate kryerjes se punes eshte bere edhe shkak per kete aksident. Ky eshte viktima e dyte brenda pak koheve qe humbet jeten si pasoje e mangesive ne sigurine teknike ne pune, gje e cila ka nxitur inspektoriatin e punes qe te nise aksione intensive ne te gjitha subjektet punemarrese.