Filmi "Baaria" në kinema Millenium

Prodhimi me i ri i regjisorit italian Giuseppe Tornatore qe u be i famshem me filmin “Cinema paradiso” vjen ne kinemane shqiptare.Filmi Baaria qe rrefen nje shekull histori italiane përmes ngjarjeve të tre brezave, të një familjeje siciliane, me luftërat botërore dhe duke u afruar me skenën politike të fashizmit, komunizmit, demokracise kristiane dhe socialistët. Kjo eshte panorama dramatike dhe historike qe ofron “Baaria” një nga prodhimet më të mira të kinemasë italiane që vjen premierë në kinema Millennium. Shkruar dhe drejtuar nga Giuseppe Tornatore, filmi është një himn kushtuar jo vendlindjes së regjisorit por edhe mbarë Italisë. Filmi u përzgjodh si më i miri i vitit në Itali.
Ai u nominua me nje Golden Globe per regjine më të mirë ndërsa pati vlerësime mjaft të mirë në Festivalin e filmit në Venezia ku Tornatore mori një nominim gjithashtu për regjinë. Filmi gjithashtu eshte vleresuar per pjesemarrjen masive te aktoreve ne kastin e perzgjedhur nga Tornatore ku spikasin Francesco Scianna, Margareth Made’ etj.
Ne 15 minuta edhe publikut shqiptar do te kete mundesine te ndjeke historine e një familjeje siciliane që merr shtysë nga 20 vitet e fashizmit kur Cicco, që kur ishte fëmijë një kundërshtar i deklaruar, është një pastor që ka pasion letërsinë epike. Djali i tij Pepino, i rritur gjatë luftës, do të aderojë në degën e Partisë Komuniste, duke u bërë një eksponent i spikatur në rrafshin lokal dhe duke arritur të martohet, pavarësisht kundërshtive me familjen e saj, Manina, e cila do të bëhet nëna e fëmijëve të tij të shumtë, të cilët megjithatë do të konsideroheshin prej disave si “fëmijë komunisti.Baaria është emri fenikas i Bagheria, qytetit ku lindi Giuseppe Tornatore.
Mira Tuci