E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia, Vatikani dënon akuzat ndaj papës

Vatikani ka dënuar akuzat se Papa Benedikti XVI nuk ka bërë asgjë për rastin e priftit amerikan që dyshohet të ketë abuzuar me më shumë se 200 djem të vegjël shurdh- memecë dekada më parë. Shtypi i Vatikanit u shpreh se ky ishte një sulm i pandershëm dhe Papa nuk kishte mbuluar asnjë rast abuzimi.

Një nga viktimat ka rrëfyer për BBC-në se Papa ishte në dijeni të rasteve të shumta të abuzimeve. 61 vjecari ka deklaruar se Papa duhet të rrëfejë tani rreth asaj që ishte në dijeni. Nëpërmjet interpretuesit të tij ai ka thënë se cdo gjë shkonte në përgjegjësitë e tij, cdo gjë që kishte të bënte me këto çështje. Azhornuar së fundi ( e premte , 26 mars 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›