Kriza, ekspertët ekonomikë: Kontroll mbi deficitin buxhetor
2010 është viti ku kriza ndërkombëtare ka shkaktuar efektet më të ndejshme në ekonominë shqiptare. Për ekspertët e ekonomisë përkeqësimi është më i dukshëm në stabilitetin makroekonomik, i cili tashmë rrezikun kryesor e ka te rritja e deficitit publik. Sipas tyre deklarimet publike të qeverisë dhe institucioneve të tjera, janë treguesi i ndërgjegjësimit për këtë rrezik.
"Deficiti fiskal dhe deficiti buxhetor, tashmë janë prezent dhe i shoh me interes rekomandimet që ka bërë FMN dhe njëkohësisht zhvillimet e brendshme që tentojnë të mbajnë në kontroll, të reduktojnë këtë deficit dhe të përdorin me kërshëllëk financat publike", thotë Zef Preci, ekspert i ekonomisë.
"Fakti që të gjithë ndjehen të shqetësuar duke filluar nga qeveria, por dhe institucione të tjera për ta kontrolluar, dhe për ta reduktuar këtë deficit, tregon që ajo që është pozitive në këtë rast është që problemi është identifikuar si shqetësues dhe duhen pritur masat që do merren për ta reduktuar dhe për të rikthyer në ekuilibrin normal financat shqiptare", thotë Ardian Civici, ekspert ekonomie.
Ndërhyrjet si në krahun e të ardhurave ashtu dhe në shpenzimet publike janë dy rekomandimet e para të ekspertëve. Por dhe këtu kërkohet të vendosen ekuilibra të tillë për të mos dëmtuar as klimën e biznesit dhe as kreditimin.
"Jam për një pakt kombëtar që do të shpjegonte dhe një lloj angazhimi politik të Kuvendit, që qeveria, punëdhënësit dhe punëmarrësit të bien dakord në mes tyre për të mbajtur ata që kanë momentalisht në punë, qoftë dhe duke zvogëluar pagat e tyre të punës. Duhet të kuptojmë njëherë e mirë që papunësia është pasoja më e drejt për drejt e krizës dhe papunësia luftohet vetëm duke përmirësuar klimën e biznesit, dhe duke zgjeruar kreditimin", shton Preci.
"Situata në Shqipëri është një situatë shqetësuese por jo një situatë alarmante. Jemi të detyruar dhe mesa duket do ti rikthehemi politikave të stabilitetit makroekonomik të vendit dhe ruajtjes së parametrave në ato intervale që deri tani si të thuash, ka qenë FMN-ja kujdestare për ti mbajtur", përfundon Civici.
Taulanta Boja