E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi "Në tokën e gjakut dhe mjaltit" zemëron serbët e Bosnjës

PRISHTINE-Ylli hollivudian Angelina Jolie dhe partneri i saj Bred Pit, kanë qenë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, për premierën e filmit të saj, që flet për një histori lufte dhe dashurie që ka ngjallur polemika në Ballkan.

Filmi "Në tokën e gjakut dhe mjaltit," u shfaq më 14 shkurt në një premierë të veçantë për 5.000 të ftuar.

Filmi përshkruan gjendjen e dhjetëra mijëra grave boshnjake myslimane që u ishin nënshtruar përdhunimit dhe abuzimit nga rrëmbyesit e tyre serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që përfshinte masakrën e Srebernicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Filmi i Jolie ka qenë i kritikuar nga serbët etnikë, të cilët thonë se ai portretizon ushtarët serbë si keqbërës.

Republika Serbe në Bosnje, ka refuzuar të shfaqë filmin në kinema në territorin e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›