E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, konfiskohen 114 kg kokainë në portin e Kalabrisë

ROMË- Doganierët italianë kanë konfiskuar sot 114 kilogramë kokainë të pastër, që gjendej në brendësi të një kontenieri, të shkarkuar nga një anije mallrash nga Panamaja në portin "Gioia Toro" në Kalabri, në jug të vendit, njoftuan doganierët në një komunikatë.

"Malli, me destinacion ndoshta veriun e Italisë, mund të sillte nëpërmjet shitjes me pakicë një fitim prej rreth 20 milionë eurosh'', shtuan ata.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›