E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazh, 1 në 2 francezë mendojnë se vendi i tyre mund të bëhet Greqi

PARIS- Rreth një në dy francezë, 49 për qind, beson se Franca mund të përballet me të njëjtën situatë si në Greqi, për mangësi pagese, në muajt e ardhshëm apo në vitet e ardhshme, njofton instituti i sondazheve dhe studimeve të tregut "Ifop", nëpërmjet një sondazhi të publikuar para një jave në gazetën e përditshme "Sud-Ouest Dimanche".

Studimi konstatoi se 17 për qind e të anketuarve u shprehën se padyshim që Franca mund të përballet me një situatë të ngjashme, ndërsa 32 për qind u përgjigjën po me siguri.

Nga 51 për qind e të anketuarëve, të cilët iu përgjigjën negativisht pyetjes, 37 për qind thanë se nuk ka gjasa dhe 14 për qind thanë jo, sigurisht jo.

"Rezultati është në rënie në krahasim me ato që u kryen nëntorin e kaluar, 57 për qind, sidomos kur një pjesë e francezëve besonin se skenari grek sigurisht që nuk mund të ndodhte në Francë u rrit me 12 pikë brenda tre muajve, nga dy për qind në nëntor të vitit 2011 në 14 për qind sot", thekson gazeta e përditshme e Bordosë.

Sondazhi u krye në internet gjatë periudhës 16-17 shkurt me 1 007 persona përfaqësues të popullsisë franceze mbi 18 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›