E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn të luajë në kazino, grabit punonjësin

Sërish grabitje në kryeqytet. Mesditen e sotme një kazino është kthyer në shënjestër grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Muhamet Gjollesha" me "Myslym Shyrin", ku një person, i cili po luante në kazino i ka grabitur punonjësit të kazinosë 45 mijë lekë të vjetra, duke ia rrëmbyer nga dora. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për vjedhjen e lekëve në kazino, ndërsa konfirmon se personi në fjalë nuk ka qenë i armatosur. Uniformat blu vazhojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›