E Shtunë, 31 Tetor 2026

ReformaWestminster asiston palen shqiptare

Fondacioni Westminster për Demokraci në Londër është duke asistuar Komisionin e Reformës Parlamentare, nëpërmjet një eksperti, i cili ka komentuar propozimet e ardhura nga opozita për ndryshimin e rregullores së Parlamentit.

Nga burime diplomatike në Tiranë, Top Channel ka mundur të sigurojë dokumentin pëermes të cilit, eksperti britanik për çështjet parlamentare Dr.Phil Larkin ka krahasuar amendamentet e paraqitura nga opozita me atë cfarë kërkohet në progres raport dhe rregulloren e Parlamentit Europian.

Propozimet e anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore lidhen me voten e fshehte, votimet e gjyqtareve, 60 minuteshin, kohen qe duhet te kete opozita dhe qeveria gjatë debatit parlamentar për projektligjet e paraqitura.

Sygjerimet që sjell eksperti britanik do t'i lexoni në orët në vazhdim në www.top-channel.tv.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›