Filmi Zenne Dance i hedh nje shikim komunitetit homoseksual ne Turqi

Nje film i debatueshem dhe novator ka filluar te shfaqet ne ekranet e kinemave ne Turqi. Film me titullin Zenne Dancer eshte frymezuar nga historia e vertete e nje burri homoseksual per te cilin policia dyshon se u vra nga babai i tij ne ate qe mediat e cilesoi si vrasje nderi e nje homoseksuali e para e ketij lloji ne Turqi. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dorian Jones njofton nga Stambolli per kritikat dhe suksesin e ketij filmi.
Kolona zanore e filmit mund te degjohet ne kinemate anembane Turqise nderkohe qe Zenne Dancer vazhdon te gezoje sukses ne kinemate e vendit. Filmi u frymezua nga historia e Ahmet Yildiz per te cilin policia beson se u vra nga babai i tij ne vitin 2008 sepse ai ishte homoseksual.
Yildiz ishte nje mik i ngushte i bashke-regjisoreve Caner Alper dhe Mehmet Binay. Sipas regjisorit Alper deri ne vrasjen e tij ata nuk kishin plane per te bere nje film artistik.
Nje nate takuam nje balerin zenne dhe filluam te regjistronim nje dokumentar dhe miku yne i afert u qellua per vdekje nga i ati. Pastaj une bisedova me partnerin tim Mehmetin per mundesine i kombinimit te dy personazheve ne nje film artistik.
Nen slloganin ndershmeria mund te vrase filmi analizon marredheniet fiktive te zotit Yildiz dhe balerinit zenne. Filmi pershkruan pervojat e tyre kontradiktore te deklarimit te seksualitetit tyre me familjen dhe miqte e tyre te ngushte.
Nderkohe qe filmi Zenne Dancer pjeserisht eshte krijuar per komunitetin e homoseksualeve biseksualeve dhe transeksualeve ne Turqi bashke-regjisori Binay thote se ata kane qellime me te medha per filmin.
Jemi perpjekur qe njerezit e zakonshem ata qe kane femije kolege ose shoke shkolle te cilet njohin dike ndryshe se sa vetja e tyre te shohin se ka identitete te ndryshme ne shoqeri. Kemi marre reagime shume pozitive dhe inkurajuese prej tyre. Pra une besoj se ne qofte se rrefen histori te drejt njerezit jane te gatshem ta degjojne ate.
Ne festivalin me prestigjoz te Turqise per filmin Antalya Golden Orange Zenne Dancer fitoi pese cmime te medha dhe ka marre vleresime te mira nga kritiket e filmit. Per shkak te vemendjes se medias Zenne Dancer u be film popullor edhe jashte festivalit. Kjo nuk ndodh shpesh me nje film te pavarur te ketij niveli.
Zenne Dancer vazhdon te shfaqet ne nje nga kinemate e Stambollit duke konkurruar kunder filmave te tjere te prodhimit turk dhe filmave amerikane. Audienca ka dhene vleresime per filmin.
Kjo grua thote se ky eshte nje film shume i guximshem sepse per here te pare eshte shtjelluar nje teme tabu ne film. Ajo shpjegon se eshte shume e veshtire te shfaqesh gjera te tilla ne Turqi por ajo shton se vendi po ndryshon dhe se ajo eshte e sigurt se ky nuk do te jete filmi i vetem qe trajton kete ceshtje.
Zenne Dancer nuk u ka shpetuar polemikave. Gazeta e perditshme pro-islamike Akit e quajit filmin nje propagande homoseksuale film nga homoseksualet qe kerkojne te legjitimojne shthurjen permes artit.
Por sipas bashke-regjisorit Binay kritikat e ketij lloji kane krijuar me shume interes per filmin. Megjithate ai pranon se ishte i shqetesuar per pritjen qe do ti behej filmit ne qytetet provinciale si Bursa te cilet njihen si qytete fetare dhe konservatore.
Suksesi i filmit Zenne Dancer eshte duke u pare si nje tregues i ndryshimeve me te medha ndaj homoseksualeve ne Turqi.
Vitin e kaluar mijera njerez ndoqen marshimin me te madh te homoseksualeve ne vend qe u zhvillua ne Stamboll. Disa vite me pare tubime te tilla ndaloheshin nga policia. Por nje raport i koheve te fundit i organizates Amnesty International ka dokumentuar krime te vazhdueshme te urrejtjes brutalitetin dhe diskriminim te homoseksualeve nga ana e qeverise dhe policise.
Bashke-regjisori Binay beson se suksesi filmit Zenne Dancer eshte nje tregues i ndryshimeve me te gjera ne shoqerine turke.
Autoret e filmit thone se shpresa e tyre eshte qe filmi te kontribuoje ne ndertimin e nje shoqerie ne te cilen njerezit nuk vriten per shkak te seksualitetit te tyre.