Burns eshtjet simbolike dhe teknike - me pak te rendesishme sesa perfaqesimi rajonal

Zevendes sekretari amerikan i shtetit William Burns i dha mbreme fund vizites se tij ne Prishtine duke u bere thirrje Kosoves dhe Serbise qe te gjejne nje zgjidhje lidhur me paraqitjen e Kosoves ne forumet rajonale. Zoti Burns i cili takoi udheheqesit me te larte vendas e nderkombetare si dhe perfaqesuesit e komunitetit serb tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te perkushtuara ndaj pavaresise teresise tokesore dhe sovranitetit te Kosoves.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te punojne me udheheqesit dhe institucionet e Kosoves qe ato te permbushin detyrimet e tyre per te perfunduar pavaresine e mbikeqyrur dhe per ardhmerine evropiane te Kosoves. Ai tha se eshte e rendesishme per cdo demokraci dhe per cilendo shoqeri qe te perqendrohet ne sundimin e ligjit.
Duke shprehur perkrahjen per Kosoven ne bisedimet e saj me Serbine te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe partneret e tyre evropian kerkojne nga te dyja anet qe te jene fleksibile dhe kreative per te siguruar qe edhe Serbia edhe Kosova jane ne gjendje te marrin pjese ne forumet rajonale. Te dyja anet duhet te gjejne nje formule me te cilen do te jene te rehatshme.
Ai nenvizoi se kjo ceshtje eshte e ndjeshme dhe e nderlikuar por sipas tij eshte po ashtu e rendesishme te kuptohet mundesia qe tash eshte prane. E tere kjo ceshtje ka te beje me ate se si Kosova mund te fitoje te drejten per ta perfaqesuar veten ne organizatat rajonale dhe si ajo mund te vendose themelet per marredhenie me te aferta me Evropen tha zoti Burns duke nenvizuar se permbushja e kesaj te drejte dhe perfitimi i rastit per te marre pjese si e barabarte dhe per te perfaqesuar veten eshte nje perfitim i madh per Kosoven. Te gjitha ceshtjet tjera simbolike dhe teknike te cilat nxisin aq shume komente sot jane me pak te rendesishme ne krahasim me te pasurit e zerit dhe karriges ne tryeze dhe kjo eshte ajo qe e ben sovranitetin tha zevendes sekretari Burns.
Vizita e zevendessekretarit amerikan ndodhi ne nje periudhe te perpjekjeve per te siguruar vazhdimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat kane ngecur per shkak te mospajtimeve rreth perfaqesimit te Kosoves ne forumet rajonale. Serbia ngule kembe qe Kosova te perfaqesohet nen rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ndersa Prishtina hedh poshte nje gje te tille. Mediat ne Prishtine shkruajne se Prishtina eshte shprehur e gatshme te prezantohet ne forumet rajonale permes nje marreveshjeje e cila merr parasysh Rezoluten 1244 opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe Deklaraten e Pavaresise se Kosoves.
Vazhdimi i bisedimeve eshte nje nga kushtet qe Beogradi duhet te plotesoje per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Serbia deshtoi te marre kete status ne dhjetor te vitit te kaluar per shkak te situates ne veriun e Kosoves ku serbet po mbajne te bllokuara te gjitha rruget ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone. Bashkimi Evropian ne fund te ketij muaji do te shqyrtoje serish kandidaturen e Serbise.