Filmi anti-islamik, Imami i Shkodrës: Ndihemi të fyer
SHKODËR- Ata që dje u përpoqen ta vrasin e ta përnd jekin profetin Muhamed a.s. sot po e luftojnë me filma. Por ato janë filmat e turpit të tyre". Kjo ka qenë deklarata e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e hytbes së xhumasë në Medresenë e djemve në Shkodër. Në fjalën e tij myftiu i Shkodrës, krahas urimeve dhe këshillave të tij për nxënësit e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" në Shkodër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka bërë edhe një ndalesë në lidhje me temën e ditëve të fundit që ka të bëjë me protestat në vendet arabe kundër shfaqjes së filmit amerikan "Innocence of Muslims" me karakter antislam. Ky film ka sjellë reagime të ashpra në disa vende të botës islame, sidomos në Libi ku mbeti i vrarë në një atentat ambasadori amerikan në Tripoli. Sipas Sytarit, një film i tillë është një fyerje ndaj besimeve fetare. "Ata që vendosën të prekin pejgamberin a.s. kanë fyer të gjithë besimtarët myslimanë kudo që janë. Ata që dje u përpoqën ta vrasin e ta pëndjekin pejgamberin, tani po e luftojnë me filma të tillë që nuk janë asgjë tjetër vetëm se filmat e turpit. Pas fushatës denigruese me karikatura, tashmë ata u munduan të përdorin një formë tjetër, atë të realizimit të një filmi", ka pohuar Sytari. Më tej Sytari ka vazhduar me porositë për studentët e kësaj Medreseje si dhe për besimtarët shkodranë se të ndërhysh në shenjtëritë e të tjerëve është një veprim i gabuar. Ne gjithmonë duhet ta kemi shpresen e varur në Krijuesin, pasi do të vijë koha që të gjithë do ta shohin ndriçimin e Tij që do të na shndërisë të gjithëve", ka pohuar ai.
KOMUNITETI MYSLIMAN
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me atentatin në Bengazi ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan dhe 3 diplomatë të tjerë të SHBA. Në një prononcim për "Gazetën Shqiptare" Agron Hoxha, zëdhënës i Komunitetit Mysliman dënon aktin në Libi. "Me keqardhje mësuam për sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi ku ngeli i vrarë ambasadori i SHBA në Tripoli dhe 3 diplomatë të tjerë. Natyrisht, humbja e çdo njeriu është e dhimbshme, por vrasja e ambasdorit të një vendi është një akt shumë i shëmtuar dhe kushdo qofshin përgjegjësit, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Mësuam me keqardhje se autorët mund të jenë mbështetësit e regjimit të vjetër. Natyrisht, ata që s'kursyen jetën e bashkëatdhetarëve të tyre, s'kursejnë as stafin e një ambasade. Vrasja e çdo njeriu është krim, sepse sipas fesë, një vrasje është njësoj si të vrasësh të gjithë njerëzimin. Kemi dhimbje dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit amerikan. Këto janë tentativa të dështuara për të dëmtuar paqen botërore. Kushdo që është pas këtyre sulmeve, eshtë vrasës dhe duhet të marrë dënimin e merituar", deklaroi Agron Hoxha për "GSH".
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)