Filmi anti-islamik, problemet e Google me shfaqjen në Youtube
Një nga sfidat e epokës dixhitale, siç ka treguar rasti i YouTube, është se shprehja e artikuluar në një pjesë të botës, mund të shkaktojë kaos në pjesën tjetër”, - shkruan në një artikull të sotëm, “New York Times”. Në artikull analizohet kufiri mes shprehjes së lirë dhe kalimit në nxitje të urrejtjes.
“Kompanitë zakonisht nuk i japin llogari askujt, por vetëm aksionarëve të tyre. Kompanitë e internetit janë një lloj tjetër. Për shkak se ato trafikojnë fjalën, - në vend të shurupit të misrit ose avionëve luftarakë, - ata marrin vendime çdo ditë se çfarë lloj shprehjeje është i lejuar dhe ku. Nganjëherë ato vihen nën presion për të shpjeguar se si kanë vendosur, në cilat ligje janë mbështetur, dhe si e bëjnë dallimin midis fjalimeve helmuese, që duhet të largohen dhe atyre që duhet të mbeten”, - shkruan NYT.
Stuhia mbi videon provokuese anti-islamike të postuar në YouTube ka ngjallur debat të ri për këto çështje. Artikulli sjell në pah kufizimin që vetë Google, e cila ka në pronësi You- Tube, i ka bërë videos në disa vende arabe, diku për shkak të dhunës e diku për shkak të ligjeve lokale. Disa vende kanë bllokuar plotësisht YouTube, edhe pse kjo nuk e ka ndaluar gjakderdhjen. Kompania vuri në dukje rregulloret e saj të brendshme, për të shpjeguar se pse ka refuzuar thirrjet për ta larguar tërësisht videon.
”Videoja, nuk plotëson përkufizimin e YouTube për nxitjen e urrejtjes, dhe kështu është lejuar të qëndrojë në web”. “Shpjegimi, - shkruan NYT, - zbuloi jo vetëm sfidat para kompanive si Google, por edhe faktin se sa të paqarta mund të jenë ato në shpjegimin e vendimeve në lidhje me atë që mund të thuhet në platformat e tyre”. Google, Facebook dhe Twitter marrin qindra- mijëra ankesa rreth përmbajtjes çdo javë. Disa ekspertë ligjorë thonë se Google ka pasur të drejtë, që në mënyrë selektive ka kufizuar qasjen në videon e papërpunuar anti-islamike, pas dhunës së jashtëzakonshme që shpërtheu.
(e.m/GazetaShqiptare//BalkanWeb)