Fier, Selman Braçe: PD më ofroi 100 mln lekë për votën në Këshill
FIER- Partia Socialiste humb mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Fierit. Dalja si këshilltar i pavarur i Selman Braçes, përfaqësues i PDS-së, ka bërë që raporti mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë të jetë 17 me 17. Jo vetëm kaq, por Braçe kërcënon se nuk do të votojë pro të majtës, por në favor të interesave të elektoratit që ai përfaqëson. Pra vota e tij mund t’i kalojë të djathtës për vendimet e ndryshme që do të merren në këtë këshill. Selman Braçe deklaron, se vendimet e Këshillit Bashkiak tashmë varen nga vota e tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon se të djathtët dhe konkretisht ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasa i ka ofruar 100 milionë lekë, si dhe poste drejtuese, kundrejt votës së tij pro të djathtëve në Këshillin Bashkiak. Braçe shprehet se nuk i pranoi ofertat e pista, dhe në shenjë hakmarrjeje e hoqën nga puna. Ndërkaq, këshilltari është zhgënjyer nga të majtët, pasi sipas tij PDS nuk e gjen veten të përfaqësuar. Nga ana tjetër, Selman Braçe denoncon skandalin me shpërndarjen e banesave sociale nga Këshilli Bashkiak. Ai bën me dije, se këto banesa u përfituan nga motrat dhe vëllezërit të këshilltarëve bashkiakë.
Përse dolët si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak të Fierit, ndërkohë që ju përfaqësoni forcën politike të PDS-së, që është në koalicion me të majtën?
Afro një muaj më parë dhashë dorëheqjen time si këshilltar i PSD-së, pra Aleancën për të Ardhmen, dhe kalova si këshilltar i pavarur. Këtë vendim e mora, pasi i kisha bërë disa kërkesa Këshillit Bashkiak, të cilat nuk janë plotësuar. Këto kërkesa nuk ishin personale edhe pse jam i papunë, por për elektoratin që më ka votuar. Nuk jemi të përfshirë në asnjë instancë si elektorat i PDS-së, ndaj dola i pavarur në vendimmarrje.
Cili është raporti në Këshillin Bashkiak Fier, tashmë që ju dolët i pavarur?
Kur u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak kanë qenë 35 këshilltarë. Nga këta, 19 për të majtët dhe 16 për të djathtët. Më pas, një këshilltar i PS-së kaloi me LSI-në dhe raporti shkoi në 18 me 17 po për të majtët. Tashmë, me daljen time si i pavarur raporti është barazim, 17 me 17. Unë do të votoj në favor të interesave të elektoratit tim. Pro ose kundër të majtëve, jo pro siç kam vepruar më parë.
Si do të votoni konkretisht?
Kam garantuar dhe e garantoj elektoratin tim, që do ta jap votën time në interes të tyre. Bashkia e Fierit ka 600 punonjës, përfshi administratën dhe ndërmarrjet në vartësi të saj. Sipas një llogaritjeje, i bie që 17 vende pune duhet t’i ketë PDS-ja, ndërsa faktikisht s’ka asnjë vend pune. Pra s’kanë punësuar asnjërin prej personave që më kanë votuar. Atëherë, përse duhet t’ia jap votën të majtës në Këshillin Bashkiak, kur ata nuk kanë treguar interes për votuesit e mi?!
Keni punuar në arsim; cili është shkaku që ju kanë larguar nga puna?
Kam 23 vjet pune në arsim dhe vitet e fundit punoja mësues në Darrëzezë. Jam pushuar nga puna për motive politike. Më ka pushuar ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasa. Ata kërkuan votën time në Këshillin Bashkiak: nga e majta që unë përfaqësoj, ta kaloja votën tek të djathtët. Këtë gjë unë nuk e pranova dhe më hoqën nga puna. Unë e hodha në gjyq, fitova në Shkallën e Parë, dhe tani jemi në Gjykatë të Apelit.
A keni pasur oferta nga të djathtët për ta kaluar votën tuaj nga e majta tek të djathtët, në Këshillin Bashkiak?
Kam pasur oferta me vende pune, me para kesh në dorë. Kam pasur presione deri edhe dhunë fizike, por unë s’mund të tradhtoja besimin e elektoratit tim, të votuesve të mi. Fillimisht më kanë ofruar vende pune si drejtor tek Tatim-Taksat në Fier dhe në një institucion tjetër, ndërkohë që ish-prefekti më afroi 100 milionë lekë të vjetra, që unë të votoja për të djathtët në Këshillin Bashkiak. Këto oferta të pista unë nuk i kam pranuar, por u kam qëndruar besnik forcës politike që unë përfaqësoj dhe votuesve të mi.
Disa javë më parë, Këshilli Bashkiak ndau banesa sociale për të pastrehët. Ju keni qenë në komision dhe nuk e keni firmosur vendimin. Si u ndanë këto banesa, a pati shkelje të procedurave?
Kryekëput shkelje në ndarjen e banesave. Kanë marrë banesa vëllezër e motra të këshilltarëve të bashkisë, si dhe të punonjësve të administratës së këtij institucioni. Ne na vinin listat emërore të pretendentëve, por asnjëherë nuk pamë dosjet, nëse e kishin dokumentacionin e saktë në bazë të ligjit apo jo. Kanë marrë shtëpi persona që kanë prona, makina, ndërsa të tjerë që janë të pastrehë mbetën pa shtëpi. Ata janë ankuar dhe e kanë çuar problemin në prokurorinë e rrethit në lidhje me këto shkelje. Ka persona që janë 3 pjesëtarë e kanë marrë banesa 2+1, ndërkohë që ka të tjerë 4 apo 5 persona dhe kanë marrë 1+1 apo që s’kanë marrë fare.
Ju, i keni parë dosjet e qytetarëve që kanë fituar këto banesa?
Dosjet nuk janë parë nga asnjë pjesëtar i komisionit, vetëm kemi parë listat me emrat e qytetarëve. Lista që ndryshonin nga momenti në moment. Drejtoresha juridike na i sillte pas konsultës me aparatin ekzekutiv, dhe ne shikonim vetëm listat. Në mes të atyre që përfituan ishte dhe vëllai i drejtoreshës juridike. Dosjet i kemi kërkuar për t’i parë, dhe nuk na i kanë sjellë. Dosjet nuk janë parë. Ndoshta pas ndarjes së banesave fituesit kanë gjetur mundësinë dhe i kanë plotësuar.
Këshilli Bashkiak ka muaj që nuk e ka sekretarin e tij; përse?
Prej afro një viti e gjysmë, Këshilli Bashkiak nuk ka sekretar. Kjo, për faktin se ai është larguar në Amerikë. Forcat politike, PDS, PSD, PSM, kanë kërkuar zëvendësimin e tij, por ende nuk është bërë. Me sa kam marrë vesh, edhe pse sekretari është në Amerikë, ai figuron në bordero dhe dikush e merr pagën mujore të tij. Ndërsa, shumë prej vendimeve të marra nga Këshilli Bashkiak i Fierit gjatë një viti, ende nuk janë zbardhur.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)