Greqi, përfundon greva 24 orëshe e gazetarëve në vend
ATHINË- Që prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, gazetarët në Greqi janë kthyer në vendet e tyre të punës, pas grevës së përgjithshme prej 24 orësh, e zhvilluar në kuadër të protestës së masive që pritet të zhvillohet nesër, më 26 shtator në të gjithë vendin.
Greva është organizuar nga sindikatat kryesore helene, si të sektorit publik po ashtu edhe të atij privat, kundër masave të reja të shtrëngimit ekonomik që parashikohen nga plani i kursimeve dhe uljes së shpenzimeve prej 11,5 miliardë eurosh, për sa i takon bilancit shtetëror për periudhën kohore 2013-'14, i rekomanduar nga përfaqësuesit e Trojkës që përbëhet nga tre persona të dërguar nga FMN, BE dhe BQE, kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë.
(d.b/BalkanWeb)