E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi biografik, Lady Gaga në rolin e Amy Winehouse

LONDER - Babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, Mitch, i dha dritën jeshile këngëtares Lady Gaga, për të interpretuar rolin e vajzës së tij në filmin biografik.

"Kam dëgjuar se Gaga ka shprehur dëshirën për të luajtur rolin e Amy-t tim, sepse ajo e admironte muzikën dhe suksesin e saj. Kam vendosur t’ia plotësoj dëshirën,"- tha Mitch Winehouse.

Babai i këngëtares shprehu shqetësim vetëm për vështirësitë që mund të ketë Lady Gaga në përvetësimin e theksit anglez dhe e këshilloi atë që menjëherë t’i përvishet punës në këtë drejtim.

Pak ditë më parë, ish i dashuri i Amy Winehouse, Reg Traviss, ka refuzuar të xhirojë filmin mbi jetën e këngëtares britanike gjatë kohës që kanë qenë së bashku, pasi rikujtimi i periudhës së kaluar i shkakton dhimbje të mëdha shpirtërore.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›