Berisha: Liberalizimi i vizave 1 vit më parë një arritje e madhe për shqiptarët
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha kujtoi sot 15 dhjetorin, ditën e liberalizimit të vizave me zonën Shengen për shqiptarët, duke e quajtur si një arritje të madhe për të gjithë.
Gjatë ceremonisë për kremtimin e 45 vjetorit të themelimit të Akademisë së Arteve, Kryeministri shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj partnerëve evropianë, të cilët, sipas tij, "morën këtë vendim iluminist të vërtetë për Shqipërinë”.
Berisha gjithashtu shprehu kënaqësinë se ky vit vërtetoi seriozitetin e autoriteteve shqiptare në trajtimin e këtij vendimi bujar që u mor për të gjithë shqiptarët.
(d.b/BalkanWeb)