ERE nis shqyrtimin për çmimin e energjisë elektrike
TIRANE - Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë pritet të vendosë sot rreth mesditës për çmimet e reja të energjisë elektrike, për vitet 2012-2014.
Në nisje të mbledhjes ku do të shqyrtohet cmimi për energjinë elektrike, ERE miratoi një plan investime në HEC-e dhe një plan investime për CEZ shpërndarje për periudhën 2012-2014.
Investimet parashikohen në shifrat 2.104 mln lekë për HEC-et, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.
Kurse plani për investimet në CEZ shpërndarje është 6.5 miliard lekë.
Pas miratimit të këtyre pikave, ERE nisi shqyrtimin të pikës më të rëndësishme të ditës, atë të cmimit të energjisë elektrike.
Vendimi merret pas kërkesës që është bërë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST, për rritjen e energjisë, ndërsa ERE ka theksuar se parësore mbetet interesi i konsumatorit.
Në takimin që u zhvillua më 30 nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, KESH kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.
Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndarje me rreth 4.6 lekë për kv/orë ose me 0 lekë, nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë, me arsyetimin se do të investohet në rrjet.
(er.nu/BalkanWeb)