Filmi boshnjak merr Hyjneshen e PrifilmFest
Filmi boshnjak Ne rruge me regji te Jasmila Zbaniq ka fituar cmimin e filmit me te mire te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Prishtine. Nderkohe dy filmat shqiptare qe konkurruan ne PrifilmFest jane vleresuar me cmime ne mbyllje te festivalit mbremjen e se merkures. Filmi Gjalle me regji te Artan Minarollit mori mirenjohjen speciale nga juria cmim qe e mori edhe filmi Nese deshiroj te fishkellej fishkellej te regjisorit Florian Serban. Hyjnesha e arte per cmimin special te jurise nga Kosovo the young Europian ka shkuar per filmin Shqiptari i cili ka pasur edhe premieren shqiptare ne Prishtine. Cmimi per aktorin me te mire qe kete vit mban emrin e Bekim Fehmiut iu dha aktorit shqiptar Nik Xhelilaj. Edicioni i dyte i PrifilmFest qe ka shenuar nje pjesemarrje te madhe te aktoreve regjisoreve e producenteve te filmit ka ndare te tjera cmime. Cmimi i publikut ka shkuar per filmin kosovar qe pati premieren ne kete festival Gomaret e kufirit me skenar te Jeton Nezirajt dhe regji te Jeton Ahmetaj cmimi i medias ka shkuar per filmin Lufta mbaroi te skenaristit dhe regjisorit Mitko Panov nje bashkeprodhim i Maqedonise dhe Zvicres. Cmimin per aktoren me te mire i cili se bashku me cmimin e aktorit me te mire u dorezua nga ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Lutfi Haziri ka shkuar per aktoren Zrinka Cvitesiq per rolin e saj ne filmin boshnjak Ne rruge. Cmimi per regjine me te mire i eshte dhene filmit Teherani. Edicioni i dyte i Festivalit Nderkombetare te Filmit PriFilmFest qe nisi me 22 shtator prezantoi filma nga rajoni Europa dhe bota. Vec kategorise garuese ku konkurruan 11 filma ne kete edicion jashte konkurrimit u prezantuan filma te suksesshem nga e gjithe bota filma te metrazhit te mesem retrospektiva italiane si dhe filmat e kategorise In Memoriam qe i eshte kushtuar aktorit tashme te ndjere Bekim Fehmiut.