Filmi iranian fiton

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 11:39
Regjisori iranian, Asghar Farhadi, ka marrë çmimin "Ariu i artë" për filmin më të mirë në Festivalin e sivjetmë të Berlinit.
Filmi "Nader dhe Simin” - ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran.
I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër.
Ndërkaq, çmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Joshua Marston dhe Andamion Murati me filmin "Falja e gjakut".