Filmi me Kastron, në Los Angeles

Tre filma shqiptarë janë pjesë e SEE Film Festival që po mbahet në Los Angeles nga data 2 maj e deri në datën 6 të këtij muaji. Bëhet fjalë për filmin “Pharmakon” të Joni Shanajt, ku aktron edhe kengetari Kastro Zizo, “Agon” të Robert Budinës dhe “Amnistia” të Bujar Alimanit, të tre të mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Në 2010-ën, në këtë festival ka marë pjesë edhe Artan Minarolli me filmin “Gjallë”.
Ky konkurs, është qasje që afron Perëndimin me Lindjen duke synuar afrimin e kulturave të ndryshme etnike, shkruajne mediat shqiptare. Ndërsa ‘udhëton’ në vendet e rajoneve të trazuara, sheh se pothuajse çdo gjë është subjekt i mosmarrëveshjes: Kufijtë, emrat e vendeve, gjuhët, historia; vendi është plot me pretendime historike, të cilat kanë një tendencë për të ngatërruar vizitorët jashtë.
Festivali i Filmit South East edukon dhe promovon diversitetin kulturor të Evropës Juglindore nëpërmjet prezantimeve vjetore të filmave. /Indeksonline/