Filmi per Holokaustin, polemika ne SHBA

Aktorja interpreton rolin e nje ish-roje naziste ne kampin e perqendrimit ne Aushvic, qe josh nje djaloshosh ne Berlinin e pasluftes. Winslet synon te marre kandidaturen e saj te gjashte per Oskar me kete rol.
Por ne SHBA regjisori Stephen Daldry akuzohet se ka krijuar nje personazh teper seksi, qe banalizon tmerrin e Holokaustit. “Nuk mund te pranoj qe eshte perdorur trupi i Winslet per te krijuar nje klime kuptimi ndaj nje personazhi te urryer, qe ka kryer krime”, thote kritiku amerikan Charlie Finch.
“The Reader” mbeshtetet ne romanin e suksesshem te shkrimtarit gjerman Bernhard Schlink, te publikuar ne vitin 1995. Protagonistja kryesore Hanna do te gjykohet per vrasjen e 300 hebrejve ne kampin e perqendrimit. Por me pare ajo perfundon ne shtrat me nje 15 vjecar, qe vetem me pas do te mesoje per te kaluaren e saj.
Sipas kritikut amerikan filmi eshte nje manipulim i pandershem, qe perzien seksin nazi-pedofilik dhe fsheh viktimat e krimit. Ne lidhje me skenat me permbajte erotike, aktorja u shpreh se gjithcka e justifikon historia. “Ka role qe jane teper te rendesishem per t’u thene jo”, tha Winslet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code