E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi qe deshmon zbritjen e forcave komando britanike ne Spille ne 44

Shtrëngim duarsh për aktin e dorëzimit të tetë minutave film që dëshmojnë zbritjen e forcave komando britanike në Spille të Sarandës më 29 korrik 1944. Sepse deri më sot për ndihmën e aleatëve qoftë në Arkivin e Filmit edhe në Muzeun Historik Kombëtar ka të filmuar.
Dhurata e rrallë e Bejtullah Destanit kërkues pranë arkivave britanike në Londër shkon për pavijonin e luftës në Muzeun Historik Kombëtar ku ekziston një kënd i aleatëve i krijuar dekadën e fundit me foto pa falsifikimin e retushit, me dëshmi për misionet ushtarake që shërbyen në dy vitet e fundit të luftës, të orientuara nga qeveria britanike e Çërçillit. 
Anglezët e kanë bërë të vetën, kanë filmuar dhe kanë shkruar. 
Gjurmët më të forta tonat për luftën kryeqëzohen te përfytyrimi herkulian për heronjtë e luftës, komandantët që vinin nga komunizmi zyrtar i dyzetenjishit, që e veçon luftën antifashiste të shqiptarëve nga lufta e dytë planetare dhe e quajnë thjesht luftë nacional-çlirimtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›