Ekspozita Udhetimi i dyte i piktores kosovare
Me syrin e nje artisti hapësira planetare eshte perfekt ne rregullin qe mbizotëron. Ndryshe ndodh ne toke, dhe sipas Agnesa Muharremit, kaosi kulmon ne Ballkan. Rebelimit të saj piktorja kosovare, te titulluar “Udhëtimin e dyte” ka preferuar ta realizoje ne Tirane.
Teknika e përdorur kësaj here në 37 punët që janë fryt i 3 viteve është akrilik. Parregullsinë tokësore ajo e shpreh me tre ngjyra.
Ekspozita e çelur në galerinë Fab të Universitetit të Arteve është fryt i bashkëpunimit Kosovë Shqipëri.