E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi që tronditi islamin, SHBA nis hetimet ndaj regjisorit

Policia federale e Shteteve të Bashkuara ka nisur hetimet ndaj regjisorit të filmit që njollos Islamin, për të cilin thuhet se më herët ka qenë i dënuar për krime financiare. Mësohet se Nakoula Basellej Nakoula është marrë nga shtëpia e tij të shtunën, për t`u takuar me hetuesit.

Këta të fundit do të shqyrtojnë rastin e Nakoulas, i cili është dënuar në vitin 2012 nën akuzat për mashtrim të bankave dhe është ndaluar të përdorë kompjuterë dhe internet si pjesë e dënimit të tij.

Hetuesit do të hetojnë nëse ai ka shkelur dënimin me aktivitetet e tij si figurë kyçe në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kris Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë janë vrarë këtë javë në Bengazi të Libisë, nga sulmi i protestuesve që kundërshtonin filmin.
 

Gjatë të shtunës Presidenti Obama nderoi 4 amerikanët e vrarë këtë javë në Libi, në konsullatën e Bangazit. Fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti ja kushtoi kësaj ngjarjeje. Zoti Obama tha se njerëz si Glen Doherty, Tyrone Woods, Sean Smith dhe ambasadori Chris Smith, me punën e tyre kanë mbështetur liritë që gëzojnë sot amerikanët.

Presidenti i shprehu ngushëllimin familjeve të viktimave dhe shtoi se personat përgjegjës për sulmin do të çohen para drejtësisë. Ai tha se vendosmëria e Amerikës nuk do të lëkundet dhe se do të bëhet gjithshka e mundshme për mbrojtjen e amerikanëve jashtë vendit.

Presidenti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se kujtimi i katër burrave të vrarë në konsullatën e Bengalit do t`i udhëheqë SHBA për t`u bërë më të sigurta dhe më të forta për qytetarët e vet, si dhe do të ndihmojë për ta bërë botën një vend më të mirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›