E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj, lobing në Timorin Lindor për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka filluar sot një vizitë zyrtare dyditore në Timorin Lindor, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Jose Luis Guterres.Në ditën e parë të vizitës, Hoxhaj është pritur nga homologu i tij i Timorit Lindor, të cilit ia dorëzoi edhe zyrtarisht kërkesën e Republikës së Kosovës për njohje të plotë nga ky vend aizatik.
 

“Kosova dhe Timori Lindor në aspektin gjeografik janë larg njëra-tjetrës, por ne ndajmë kujtesën e represionit dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut nga regjimet e huaja si dhe lavdinë e popujve tanë për liri. Prandaj, njohja e Timorit do të ishte edhe një mirënjohje dhe respekt për dinjitetin e viktimave”, ka thënë ministri Hoxhaj gjatë takimit.
 

Jose Luis Guterres ka thënë se është i nderuar me vizitën e ministrit Hoxhaj, që po ndodh në 10 vjetorin e pavarësisë së Timorit Lindor.
 

“Ne, popullin tuaj gjithmonë e kemi pas në zemër. Prandaj edhe njohja e Republikës së Kosovës, përtej një akti formal, është një obligim që vjen nga zemra jonë”, theksoi shefi i diplomacisë Guterres, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›