E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmonte video në Tik Tok duke lëvizur me makine në trotuar / Gjobitet qytetari në Berat

Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë nga Policia Rrugore në Berat, pasi u filmua duke lëvizur me makinë mbi trotuar.

Pamjet e shkeljes së rëndë u publikuan në rrjetin social TikTok, ku shihet automjeti teksa qarkullon në një zonë të frekuentuar nga këmbësorët.

Pas publikimit të videos, Policia Rrugore e Beratit nisi verifikimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Shoferi, i identifikuar me inicialet I. L., u shoqërua në komisariat, ku iu nënshtrua procedurave të mëtejshme.

Përveç gjobës, atij iu tërhoq edhe leja e qarkullimit, pasi automjeti rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›