E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt në Maliq / Plagoset me thikë një person

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga deklarimet paraprake të dhëna në urgjencë, dyshohet se i plagosuri dhe një person tjetër janë konfliktuar në fshat për bagëtitë. Më pas, konflikti dyshohet se ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar dinamikën e konfliktit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›