‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta! Si u përdor emri i Taulant Ballës për të mashtruar Armand Dukën!

Orest Balla, i arrestuar për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke u shtirur si Taulant Balla, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Sipas deklarimit të tij, ai kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të një komunikimi me një person tjetër.
Dëshmitë e dy të arrestuarve janë kontradiktore, ndërsa hetuesit dyshojnë se ata nuk po tregojnë të gjithë të vërtetën për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, komunikimi me vetë Armand Dukën dyshohet se është kryer nga një person tjetër, përmes mesazheve në aplikacionin Signal.