E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filumena Marturano premierë në TK

"Filumena Marturano", kryevepra e dramaturgut, aktorit dhe regjisorit italian, Eduardo de Filipo, do të jetë premiera më e re teatrore për vitin e ri 2009-të. Regjisori do të sjellë këtë vepër të niveleve të mëdha për publikun shqiptar. Albert Minga ka filluar punën me artistët e Teatrit Kombëtar, të cilët përfshijnë që nga emrat më të njohur e deri tek ikonat e aktrimit shqiptar.Tema është shumë aktuale dhe për ditët e sotme. E duket se në këtë sezon të Teatrit Kombëtr premierat dhe veprat sociale vijnë dendur. Kështu në qendër të veprës është Filomena një ish-prostitutë që për jetësën më të mirë të tre fëmijëve të sajë ilegal vuan pa fund për tu dhënë atyre një mbiemër. Në finale të dramës, Domeniko i jep të drejtë Filumenas dhe vendos të martohet përsëri, por kësaj here edhe me prezencën e "familjes" së tij të re!Në rolet kryesore do të interpretojnë aktorët Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, artistja e popullit Tinka Kurti, Vangjel Toçe, Olta Gixhari, Neritan Liçaj, Gjergji Mena, Arben Derhemi, Fadil Kujofca, Nigela Ruka etj. Edhe kësaj here skenografia dhe kostumet do të përgatiten nga mjeshtri i skenës, artisti i popullit, Agim Zajmi.E ndërkohë që në praninë e drejtorit te TK Kristaq Skrami, është bërë dhe prezantimi i analizës për punën në vitin që lamë pas. Nga ana e tij drejtori shprehu devotshmërinë e stafit, aktorëve dhe të gjithë komponentëve të rëndësishëm të Teatrit Kombëtar, që në vitin 2008-të i dhanë atij një fytyrë të re. Eksperienca e fituar, veçanërisht dy vitet e fundit, përmes thithjes së personaliteteve të spikatur të regjisë evropiane ka dëshmuar se kjo përvojë jo vetëm pasuron historikun e teatrit dhe mjetet shprehëse bashkëkohore, por njëkohësisht kjo ka ndihmuar dhe në njohjen e mëtejshme të teatrit shqiptar jashtë kufijve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›