Body of lies' premierë në kinema millenium
Leonardo DiCaprio e Russell Crowe rrëfejnë ne kinema Millenium, një histori spiunësh, një dramë e përshtatur nga libri i gazetarit të "Washington Post" Ridley Scott rikthehet në kinema "Millennium". Këtë herë është filmi i tij më i fundit, "Body of Lies", një histori spiunazhi, aksion dhe dramë që përfshin dy nga mitet e kinematografisë bashkëkohore, Leonardo DiCaprio e Russell Crowe. Leonardo DiCaprio do të shprehej se "E kuptoj se mund të jetë e vështirë për publikun amerikan që të shikojë një film të tillë që flet për një konflikt të hapur edhe sot e kësaj dite. Konflikti i luftës në Irak është një nerv i zbuluar." Ai është një tjetër film që merr frymëzim nga tema e terrorizmit tashmë një karakteristikë e prodhimeve të fundit të kinemasë amerikane. Historia e filmit është mbështetur mbi librin me të njëjtin titull të David Ignatius, gazetar i "Washington Post". Në qendër të saj janë dy agjentë, njëri prej të cilëve është Roger Ferris, interpretuar nga Leonardo DiCaprio. Ai është një nga agjetnët më të mirë të shërbimeve sekrete amerikane. Ai flet arabisht, di të lëvizë, të përshtatet, të vendosë marrëdhënie të shpejta dhe të marrë informatat e duhura. Ed Hoffman (Rusell Crowe) është shefi i tij, në Uashington. Ndërsa ndihmon fëmijët për të hipur në makinë apo për t'i ushqyer, me një telefon drejton lëvizjet e Ferris. Ai është një tip i rreptë, i qartë në idetë e tij dhe nuk i beson askujt. Ndërsa Ferris ka të tjera vizione mbi të drejtën. Me një tjetër vizion për terrorizmin, është shefi i shërbimeve sekrete jordaneze, Hani Salaam, (Mark Strong) i cili mbyll trekëndëshin e personazheve që sjellin nëpërmjet këtij filmi tre perspektiva të ndryshme nga pikëpamja morale, politike dhe fizike. Filmi lëviz mes shumë sheshxhirimeve pa u zbehur dhe me ritëm mjaft të mirë. Kjo falë mjeshtërisë së regjisorit Ridley Scott i cili me katër ose gjashtë kamera për skenë arrin të japë gjithcka. Deri në në thelbin e saj, pak Ferris, e pak Hoffman atje. Ridley Scott:"Kam xhiruar pesë filma në Lindjen e Mesme. Kujtoj herën time të parë në Jordani. U prezantova me ministrin e kulturës, një burrë elegant që i ngjante pjesërisht personazhit të Hanit, të interpretuar nga Mark Strong. Pasi biseduam miqësisht për gati një orë më pyeti se përse regjisorët amerikanë i bënin gjthnjë arabët të këqinj në filmat e tyre". Body of lies" mbërrin në ekranin e madh të kinemasë "Millenniium" më 8 janar duke u shënuar si premiera e parë e vitit 2009.