E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finale e vështirë, lojë shumë e ashpër

Blater

“Nuk më takon mua të gjykoj gjyqtarin. Të drejtosh finalen është një detyrë e vështirë, gjyqtari nuk u ndihmua nga lojtarët”. Presidentit të FIFA-s, Josef Blater, nuk i ka pëlqyer sjellja në fushë e spanjollëve dhe holandezëve, e cila e ka detyruar gjyqtarin anglez, Hauard Ueb, të nxjerrë 14 herë kartonin e verdhë (një herë edhe të kuqin). Por ashtu, goli deciziv i Spanjës në 116’ erdhi pas mosdhënies së një goditjeje këndi të dukshme për Holandën: sa për informim, Injesta shënoi golin që çoi Kupën e Botës në tokën spanjolle. “është ankuar Holanda? Nuk e kam dëgjuar dhe nuk bëj asnjë koment rreth saj”, shto zvicerani shef i federatës futbollistike botërore. “Themi shpesh se futbolli është një shkollë jete. është një sport, në të cilin luftohet me shpirtin e ‘fair play’-t. Mësohet se si fitohet dhe si humbet, pa humbur nga shikimi disiplinën dhe respektin”, u shpreh Blater në konferencën për shtyp. “Sporti ynë a do të ishte perfekt, nëse do kishte më shumë teknologji? Nëse do të ishte i kontrolluar nga shkenca dhe nga teknologjia?”, pyet ai. “Ky është futbolli, ne marrim notën nga të gjitha komentet që bëhen. Bashkëjetojmë me gabimet e lojtarëve dhe gjyqtarëve. Perfeksioni nuk ekziston”. Më pas Blater u ka bërë komplimente organizatorëve të Afrikës së Jugut dhe Mandelës, “njeriut që e solli Botërorin këtu”. “Afrika e Jugut meriton notën 9 te vlerësimet. Perfeksioni nuk ekziston, prandaj vota është shumë e lartë. Eliminimi i skuadrës së shtëpisë nuk e modifikoi aspak ambientin dhe nuk zbehu entuziazmin. Gara ishte më e fortë se asnjëherë. Dy finalistet e edicionit të kaluar ikën në fazën e parë, por ne ecëm përpara. Dh u mbijetuam të gjitha vuvuzelave”, shtoi ai me një tjetër batutë. Blater ka folur në veçanti për Nelson Mandelën dhe praninë e tij në stadiumin e finales në Johanesburg dje dhe falënderoi Afrikën si kontinent: “Demonstroi se është në gjendje të organizojë një eveniment të madh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›