E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalizimi i Festivalit Giffoni

Finale e madhe përmes një mbrëmjeje gala e edicionit të shtatë të Festivalit të filmit për të rinj “Giffoni Shqipëria”, zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Juria e fëmijëve shqiptarë dhe ajo ndërkombëtare që mbërriti nga Italia dhe Maqedonia, zgjodhën dhe filmin më të mirë për kategorinë mbi 13 vjeç me titullin “Njerëzit prej dëbore”.

Për kategorinë mbi 16 vjeç u vlerësua me çmim të parë filmi “Të jetosh në përjetësi”.

Një bashkëprodhim ky spanjoll-anglez me regji të Gustavo Ron.

Çmimi tradicional ’’Xhanfize Keko’’ shkoi për operatorin Saim Kokona, një nga kontribuesit në prodhimin e filmave për fëmijë duke përmendur këtu “Beni ecën vetë”, “Taulanti kërkon një motër”.

Ky event i suksesshëm nën moderimin e Manjola Llojas në rrugëtimin e tij për të shtatin vit radhazi ishte konceptuar si një spektakël nga ku nuk munguan dhe artistë të njohur të skenës shqiptare dhe të ftuar specialë për të gjithë fëmijët.

Drejtori artistik dhe themeluesi Itali ka qenë gjithashtu i pranishëm në këtë event.

Si çdo vit, juria me të rinj shqiptarë do të udhëtojë drejt Italisë për t’u bërë pjese e jurisë ndërkombëtare të edicionit 42 të Giffonit në Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›