E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ne jemi per ti sherbyer integrimit evropian te vendit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shtuar radhët e saj me 100 anëtarë të rinj.

Në një takim të kësaj force politike në komunën Kashar, kryetari Ilir Meta ka deklaruar se LSI është një forcë politike e cila i shërben integrimit evropian të vendit. Por sipas tij, opozita prej dy vitesh ka luaj një rol bllokues, duke mos votuar ligje shumë të rëndësishme për të çuar Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

“Ne jemi për t’i shërbyer integrimit evropian të vendit. Që t’i shërbesh integrimit evropian të vendit do të thotë që t’i shërbesh stabilitetit, do të thotë t’i shërbesh mirëqenies dhe të ardhmes së të gjithë qytetarëve.

Jemi krenarë që kemi një rol shumë të madh për heqjen e vizave. Kemi bërë çdo gjë për procesin e integrimit evropian. Ju e dini që ky proces ka 2 vite që nuk ka ecur përpara vetëm për arsyen sepse nuk ka dashur kryetari i Partisë Socialiste të votojë disa ligje që janë me ekspertizë evropiane. Janë lidhe që nuk kanë lidhje me qeverinë.

Këtu bëhet fjalë për lidhe që ndihmojnë biznesin siç është ligji për Gjykatën Administrative. Bëhet fjalë për ligje që i shërbejnë të gjithëve”, tha ai.

Ilir Meta ka thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim është luftuar padrejtësisht nga opozita, pasi partitë e tjera kanë dashur të kenë monopolin e jetës politike në vend.

“Rruga jonë është e gjatë, rruga jonë është e suksesshme. Ne jemi një forcë e cila është luftuar padrejtësisht se nuk kanë dashur partitë e tjera që të ketë forca të tjera, të ketë zëra të tjerë dhe kanë dashur të kenë monopolin e jetës politike në vend, gjë e cila nuk është e drejtë. Tani eksponentë të Partisë Socialiste thonë që kanë bërë gabim atëherë e ndryshimet kushtetuese.

Kanë bërë gabim atëherë sepse nuk i kanë dalë llogaritë sot. Nuk mund të ndryshohet për 2 orë një Kushtetutë që populli e ka votuar me referendum dhe me një procedurë shumë të gjatë. Nuk është se jemi kthyer ne mbrapa. Të tjerët janë kthyer pas, tek qëndrimet që ne kemi pasur dhe ne jemi koherentë në qëndrimet tona”, shtoi ai.

Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 majit arriti të marrë 40 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2009. Meta shprehu bindjen se brenda pak muajsh LSI do të 2-fishojë anëtarësinë e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›