E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE Qeverite te nxitojne me reformat

Qeveritë e vendeve në vështirësi duhet te jenë të gatshme për masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme. Kështu afirmon BQE në raportin mujor, duke theksuar se këto masa duhet të nxitojnë dhe duhet urgjentisht të nisin reformat dhe për këtë duhet vendosmëri.

Sipas institutit të Frankfurtit, është shumë e rëndësishme sigurimi i stabilitetit financiar në eurozonë.

Këshilli drejtues i bankës, thuhet në raport, duke marrë në konsideratë angazhimet e shprehura mbi llogaritë publike në deklaratat e krerëve europianë në takimin e tetorit, u bën thirrje të gjitha qeverive që të aktivizojnë sa më parë masat e nevojshme për shëndoshjen e llogarive , duke vijuar me reformat në sistemin e pensioneve si dhe në përmirësimin e qeverisjes.

Qeveritë e vendeve që janë objekt i programeve për rregullime të marra përsipër nga BE dhe FMN, apo edhe qeveritë e vendeve kryesisht vulnerabël, duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të aplikuar masat shtesë në momentin e nevojshëm.

Është shumë e rëndësishme, deklaron banka qendrore e Evropës, që korrigjimi i llogarive publike dhe reformat strukturore të shkojnë paralelisht me qëllim fuqizimin e besimit, perspektivat e rritjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Bordi drejtues i Eurotour, u bën thirrje të gjitha qeverive të eurozonës, të nxitojnë me aktivizimin e reformave urgjente.

Vetëm kështu vendet e bashkimit monetar do të mund të fuqizimin e konkurueshmërisë, në promovimin e fleksibilitetit të ekonomive dhe në përmirësimin e ritmeve të rritjes për një periudhë afat gjatë, përfundon raporti i muajit nëntor i BQE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›